Sofja u zgjodh destinacioni më i mirë në Evropë për një udhëtim të shkurtër

Martë, 13 Tetor 2026, 12:46

Sofja u zgjodh destinacioni më i mirë në Evropë për një udhëtim të shkurtër

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeqyteti bullgar, Sofja, zuri vendin e parë në renditjen „Best City Break in Europe 2027“, të organizuar nga European Best Destinations, e cila përzgjedh destinacionet më të mira evropiane për udhëtime të shkurtra në qytete. Sofja u rendit e para mes 64 destinacioneve, pas votimit ku morën pjesë 11 614 persona.

Gjatë 12 muajve të ardhshëm, European Best Destinations do ta promovojë Sofjen në arenën ndërkombëtare si një nga destinacionet kryesore për pushime të shkurtra në qytet. Promovimi do të bëhet edhe përmes mediave partnere, përfshirë Forbes International. Kjo fushatë i jep kryeqytetit bullgar mundësinë të tërheqë vëmendjen e turistëve që kërkojnë destinacione të reja në Evropë, si dhe të nxisë interesin për bizneset vendase, veprimtaritë kulturore dhe shërbimet turistike.

European Best Destinations promovon destinacione turistike evropiane që nga viti 2009 dhe bashkëpunon me më shumë se 500 destinacione turistike dhe media ndërkombëtare, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova