Presidentja Ilijana Jotova:

Përshkallëzimi i luftës po e shndërron Detin e Zi në një zonë ushtarake

Martë, 13 Tetor 2026, 13:57

Përshkallëzimi i luftës po e shndërron Detin e Zi në një zonë ushtarake

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dënon ashpër rastet e fundit të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të cilat përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe detare, thuhet në një deklaratë të Presidentes Ilijana Jotova lidhur me sulmet e natës kundër dy anijeve tregtare në zonën ngjitur me ujërat territoriale të vendit në Detin e Zi.

Sipas saj, situata kërkon që, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, të bëhen përpjekje për “hetimin e shpejtë të incidenteve, uljen e tensioneve përmes rrugëve diplomatike dhe negociatave”.

Liria e lundrimit detar dhe siguria e zinxhirit të furnizimit janë seriozisht të kërcënuara dhe krijojnë rreziqe të konsiderueshme për vendin tonë, vlerëson kreu i shtetit. “Përshkallëzimi i luftës ka çuar në shtimin e incidenteve pranë brigjeve bullgare dhe po e shndërron Detin e Zi në një zonë ushtarake”, thekson Ilijana Jotova.

Presidentja insiston gjithashtu që rekomandimet e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, të mbajtur javën e kaluar, të zbatohen “urgjentisht”.



Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva