Lajm
Kryeministri tha se ka logjikë, por jo prova për dronët në Detin e Zi
Mërkurë 14 Tetor 2026 13:03
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 13:03
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Logjika të çon vërtet te Rusia, por problemi është se këtë nuk mund ta provojmë. Kështu deklaroi në parlament Kryeministri Rumen Radev në përgjigje të një pyetjeje lidhur me sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi.
“Qeveria punon me fakte, jo me slogane”, tha Radev dhe i bëri thirrje opozitës që, nëse disponon fakte, t’i paraqesë ato, njofton BGNES.
Lidhur me goditjet ndaj sistemit “Starlink” në territorin e Bullgarisë, kryeministri tha se po zhvillohet një hetim dhe bëri thirrje të mos zbulohen detaje nga hetimet.
Radev bëri të ditur gjithashtu se Bullgaria ka diskutuar me shefin e kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Kirilo Budanov, mundësitë për furnizimin me gaz përmes infrastrukturës bullgare, si dhe një variant për ndërtimin e përbashkët të një centrali bërthamor në Belene.
Furnizimet me naftë për rafinerinë në Burgas nuk janë të rrezikuara të paktën deri në dhjetor, ndërsa qeveria po punon për garantimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi, deklaroi më tej Radev gjatë seancës së dëgjimit në parlament.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva