LAJME

Lajm

Anijet e goditura me dronë në Detin e Zi kanë qenë bosh

Martë, 13 Tetor 2026, 18:38

Anijet e goditura me dronë në Detin e Zi kanë qenë bosh

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve paraqiti kronologjinë e sulmeve me dronë gjatë natës së kaluar ndaj anijeve tregtare pranë ujërave territoriale të Bullgarisë. 

Anija motorike "CHELSEA-3", që lundronte nën flamurin e Maltës me një ekuipazh prej 15 personash, u sulmua në orën 01:15, 17 milje detare në lindje të qytetit Bjalla. Të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar. Anija ishte bosh dhe po lundronte nga porti turk i Giresunit në Detin e Zi drejt Giurgiuleștit në Moldavi. 

Anija "HS Dignity", që lundronte nën flamurin e Guinea-Bissaut me një ekuipazh prej 16 personash, u godit nga një dron në orën 01:20 dhe u fundos 17 milje detare në lindje të Shabllës. Edhe kjo anije ishte bosh dhe po lundronte nga Algjeria drejt qytetit rumun Brăila. Pesë marinarë kanë mbijetuar.

Anija "HS DIGNITY"

Anija "HS DIGNITY"

FOTO: marinetraffic.com

Fillimisht mediat raportuan se anija e goditur pranë Krapecit dhe Shabllës ishte “Azov Concord”, por më pas Ministria e Transportit sqaroi se ajo, së bashku me anijen “Scandi Asrter”, kishte marrë pjesë në operacionin e shpëtimit dhe kërkimit të ekuipazhit të anijes së fundosur "HS Dignity".

Më herët, Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, njoftoi për gjashtë të mbijetuar. Ata pritet të transportohen në Varna rreth orës 19:00.


Lexoni më tepër në arkivin tonë: 


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva