Lajm
Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për sigurinë në Detin e Zi
Martë 13 Tetor 2026 16:34
Martë, 13 Tetor 2026, 16:34
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, u bëri thirrje homologëve të tij nga Rumania dhe Turqia për veprime të përbashkëta që të forcojnë mbikëqyrjen dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës ndërmjet tri shteteve dhe strukturave të NATO-s. Në një bisedë telefonike me Ministrin rumun të Mbrojtjes Kombëtare, Radu Miruță, dhe me Ministrin turk të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ai diskutoi situatën e sigurisë në rajonin e Detit të Zi në sfondin e incidenteve të natës së kaluar, gjatë të cilave u goditën dy anije tregtare, njofton qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Situata në Detin e Zi po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kërkon nga ne, si aleatë, veprime të shtuara dhe të koordinuara. Garantimi i sigurisë dhe i lirisë së lundrimit në rajon është interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët”, tha ministri.
Sipas tij, vetëm nëpërmjet shkëmbimit efektiv të informacionit, mbikëqyrjes së shtuar dhe koordinimit të ngushtë do të jetë e mundur të reagohet ndaj rreziqeve në rritje dhe të mbrohet siguria në Detin e Zi.
Tre ministrat shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë veprime të koordinuara për garantimin e sigurisë së lundrimit në rajonin e Detit të Zi.
- BE-ja dhe NATO-ja solidarizohen me Bullgarinë pas sulmit të radhës me dronë
- Përshkallëzimi i luftës po e shndërron Detin e Zi në një zonë ushtarake
- Radev: Do të bisedojmë me Turqinë dhe Rumaninë për sigurinë në Detin e Zi
- Dy anije të tjera tregtare u goditën pranë ujërave territoriale bullgare
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva