Lajm
Rumen Radev: “Lukoil” ka rezerva të lëndës së parë deri në mes të dhjetorit
Mërkurë 14 Tetor 2026 14:24
Mërkurë, 14 Tetor 2026, 14:24
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Lukoil” ka rezerva të mjaftueshme të lëndës së parë deri në mes të dhjetorit, prandaj nuk ka arsye për panik. Këtë e siguroi kryeministri Rumen Radev gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Sipas tij, rezervat janë të mjaftueshme: “Në depot e magazinimit ndodhen 140 mijë tonë naftë. Ndërkohë, edhe 420 mijë tonë të tjera pritet të shkarkohen nga tre cisterna që ndodhen në ujërat territoriale bullgare.” Rumen Radev sqaroi se çmimet dhe sigurimet për këto cisterna janë përcaktuar tashmë me marrëveshje, prandaj nuk do të ketë ndryshime. “Dëshiroj t’u deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetarëve bullgarë se nuk ka arsye për panik, as për histeri apo manipulime parazgjedhore. Naftë dizel ka dhe do të ketë. “Lukoil Neftohim” funksionon në mënyrë të qëndrueshme dhe është i furnizuar me lëndë të parë. Konsumi mujor është 190 mijë tonë, ndërsa “Lukoil” prodhon rreth 250 mijë tonë në muaj. Pra, nuk kemi asnjë problem të eksportojmë. Kemi tepricë”, deklaroi kryeministri.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova