Kryeministri kërkoi që BE-ja të mbajë qëndrim për shitjen e “Lukoil Burgas”

Enjte, 15 Tetor 2026, 15:11

Kryeministri kërkoi që BE-ja të mbajë qëndrim për shitjen e “Lukoil Burgas”

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Kjo agresion i papranueshëm ndaj anijeve civile duhet të ndalet. Deti i Zi nuk është vetëm një zonë sigurie. Ai është një korridor strategjik jashtëzakonisht i rëndësishëm për furnizimin me ushqime, plehra kimike dhe burime energjetike, ndërsa miliona njerëz varen nga këto furnizime. Këtë e deklaroi në Bruksel Kryeministri Rumen Radev para nisjes së mbledhjes së liderëve evropianë në Këshillin Evropian.



“Nuk mbështes sulmet ndaj rafinerive, përfshirë ato ruse në Ukrainë, sepse pasojat kthehen edhe tek ne, duke rritur çmimet e karburanteve”, tha Radev.

“Gjatë dy dekadave të fundit Evropa ka mbyllur një sërë rafinerish të saj dhe tani është shumë e varur nga furnizimet me karburante të përpunuara, veçanërisht me naftë dhe karburant aviacioni. Prandaj ne e konsiderojmë ‘Lukoil’-in një aset shumë të rëndësishëm jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian. Por vini re se fati i ‘Lukoil’-it po vendoset jashtë BE-së dhe jashtë Bullgarisë. Për këtë arsye i bëra thirrje drejtuesve të BE-së dhe kërkojmë mbështetjen e partnerëve të tjerë që të mbajnë qëndrim për këtë çështje, sepse e ardhmja e ‘Lukoil’-it është e rëndësishme për Evropën”, shtoi Radev.

Ai theksoi gjithashtu se nuk është parashikuar një takim dypalësh me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, dhe nënvizoi se nuk shtrohet çështja e bashkimit të Bullgarisë me “Koalicionin e të Gatshmëve”, i cili mbështet Kievin. Këtë e njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angellina Piskova.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva