Sektori i peshkimit kërkon ndihmë shtetërore për shkak të sulmeve me dronë

Enjte, 15 Tetor 2026, 16:19

Jordan Gospodinov

Jordan Gospodinov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sektori i peshkimit ndodhet në rrethana të forcës madhore dhe do të kërkojë ndihmë nga shteti në kuadër të skemës së ndihmës de minimis, bëri të ditur në Varna Jordan Gospodinov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “BG Fish” dhe kryetar i Këshillit Konsultativ për Detin e Zi, i cili u mblodh sot në qytet. Sipas tij, për shkak të sulmeve me dronë në det, peshqit janë zhdukur dhe kjo përbën një goditje tjetër për sektorin. Jordan Gospodinov shpjegoi se shumë prej anijeve të mëdha të peshkimit nuk duan të dalin më në det. “Disa nga ekuipazhet nuk pranojnë fare të lundrojnë, ndërsa të tjerat kufizohen vetëm në peshkimin pranë bregdetit”, tha ai. Flota e peshkimit përbëhet nga 1740 mjete lundruese, mes të cilave 100 anije të mëdha që ushtrojnë aktivitet në zonën ekonomike, e cila tashmë është bërë tepër e rrezikshme.

Ai paralajmëroi se nuk duhen nënvlerësuar as problemet e ndërmarrjeve që merren me përpunimin e peshkut. Siç shpjegoi, kompanitë më të mëdha të peshkimit, të cilat kanë edhe fabrika përpunimi, aktualisht kanë arritur vetëm në 50% të sasive të peshkut të zënë vitin e kaluar. “Bullgarët duhet ta kenë të qartë se peshku i Detit të Zi do të jetë gjithnjë e më i pakët dhe gjithnjë e më i shtrenjtë”, tha eksperti.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova