Lajm
Presidentja Ilijana Jotova: Nuk ka kërcënim për sigurinë kombëtare
Hënë 19 Tetor 2026 10:49
Hënë, 19 Tetor 2026, 10:49
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: nova.bg
Madhësia e shkronjave
Ka rreziqe dhe sfida për sigurinë në Detin e Zi në drejtime të ndryshme, por nuk mund të flitet për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Këtë qëndrim e shprehu Presidentja Ilijana Jotova për Nova TV.
"Bullgaria dhe Rumania arritën një përparim shumë serioz, sepse për herë të parë në disa nga tekstet (të Këshillit Evropian) flitet drejtpërdrejt për sigurinë e Detit të Zi, jo vetëm për korridoret dhe lundrimin detar, por theksohet rëndësia e tij strategjike dhe roli i tij për sigurinë e gjithë Evropës, si edhe në planin ndërkombëtar", deklaroi Ilijana Jotova. Sipas saj, falë aktivitetit të shtuar diplomatik, Bullgaria dhe Rumania kanë nxitur një diskutim të veçantë për Detin e Zi.
Lidhur me përfundimin e Këshillit Evropian se sulmet ndaj katër anijeve në Detin e Zi janë kryer nga Rusia, Ilijana Jotova shtoi se nëse ka prova për këtë, vendi ynë nuk do të hezitojë të ndërmarrë masat përkatëse diplomatike, si dërgimi i një note proteste, ose thirrja e ambasadorit për konsultime.
"Shqetësimi im më i madh është që në të gjitha nivelet të zhvillohen bisedime më intensive konsultative, në mënyrë që të arrijmë një moratorium të veprimeve luftarake në Detin e Zi", tha më tej kreu i shtetit. Ajo theksoi se për sa kohë vazhdojnë veprimet luftarake, sfidat jo vetëm që nuk do të ndalen, por do të shtohen edhe më shumë.
Sipas saj, ushtarët
bullgarë nuk duhet të dërgohen në Ukrainë, qoftë edhe si pjesë e një
kontingjenti paqeruajtës pas përfundimit të luftës.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva