LAJME

Lajm

Bullgaria kërkon forcim të mbikëqyrjes ajrore nga NATO

Hënë, 19 Tetor 2026, 12:01

Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov

Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vendi ynë po zhvillon bisedime me aleatët e NATO-s për forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe mbrojtjes nga ajri, njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov.

"Është ende herët për të komentuar se çfarë saktësisht do të na vihet në dispozicion. Priten bisedime të tjera, por edhe tani qielli ynë mbrohet nga aviacioni ynë luftarak dhe sistemet e raketave kundërajrore, megjithëse ato janë disi të vjetruara", deklaroi ministri për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT). Ai shprehu shpresën se brenda kësaj jave do të ketë një përgjigje se "çfarë mund t'i ofrohet Bullgarisë si përforcim".

Dimitër Stojanov tha gjithashtu se ende nuk ka informacion se kujt i përkasin dronët me të cilët më 13 tetor u sulmuan dy anije tregtare në ujërat e Detit të Zi pranë Bullgarisë.

"Nëse zbulojmë gjurmë nga dronët dhe vërtetohet se ata janë rusë, sigurisht që hapi i radhës do të jetë thirrja sërish e ambasadores Eleonora Mitrofanova dhe dorëzimi i një note proteste. Por nëse rezulton se janë të një shteti tjetër, do të veprohet në të njëjtën mënyrë. Cili mund të jetë ai shtet? Ukraina, për shembull", tha më tej Dimitër Stojanov.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva