LAJME

Lajm

Dy shtetas gjermanë akuzohen për djegien e antenave të Starlink pranë Sofjes

Hënë, 19 Tetor 2026, 19:04

Dy shtetas gjermanë akuzohen për djegien e antenave të Starlink pranë Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Qytetit të Sofjes miratoi lëshimin e urdhërarresteve evropiane për dy shtetasit gjermanë, Zeka Islam dhe Tirpan Bejtulla, të dy 19 vjeç, raportoi gazetarja jonë, Sillvia Velikova. Të dy janë akuzuar në mungesë për djegien, më 9 tetor, të disa antenave të kompanisë “Starlink” pranë Sofjes. Ata qëndruan në territorin e Bullgarisë vetëm për disa orë dhe, kur hynë në vend, deklaruan se vinin për turizëm.

Ndër provat për këtë rast janë fotografitë, të dhënat për lëvizjet e makinës me targa gjermane, dëshmitë e personave të pyetur dhe rezultatet e ekspertizës së antenave të dëmtuara të “Starlink”, pranë fshatit Pllana, në afërsi të Sofjes.

Ekspertiza përcaktoi se tri nga antenat u dogjën plotësisht, dy u dëmtuan pjesërisht, ndërsa tri të tjera u prekën nga zjarri.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova