Lajm
Ministrja e jashtme i kërkoi Kinës të ndihmojë në ndalimin e luftës në Ukrainë
Martë 20 Tetor 2026 09:06
Martë, 20 Tetor 2026, 09:06
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë një takimi në Sofje, ministrja e jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova, i kërkoi homologut të saj kinez, Wang Yi, që Pekini të përdorë ndikimin e tij për të ulur tensionet dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. „Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike kërkon një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, lundrim të lirë detar dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, stabiliteti është në interesin e përbashkët dhe përgjegjësi e të gjithëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vend si Kina, që ka peshë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kina shpesh e paraqet veten si një forcë që kontribuon në stabilitet, dhe pikërisht këtë na duhet sot. Në këtë kuadër, diskutuam edhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës“, deklaroi Petrova.
Pas takimit me homologen bullgare, ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, deklaroi se Bullgaria dhe Kina janë të gatshme të zhvillojnë një partneritet strategjik, i cili do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve mes Evropës dhe Azisë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova