Kina synon të jetë partner i besueshëm në modernizimin e Bullgarisë

Hënë, 19 Tetor 2026, 12:26

Kina synon të jetë partner i besueshëm në modernizimin e Bullgarisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ofron kushte të shkëlqyera për investime në fushën e automjeteve elektrike, energjetikës, bujqësisë dhe teknologjive të larta, deklaroi Kryeministri Rumen Radev para Ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi , i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë së bashku me delegacionin që drejton. Ai shprehu bindjen se kjo vizitë do t'i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pikërisht në këta sektorë.

Sipas Wang Yi, Kina dëshiron të jetë një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm në procesin e modernizimit të Bullgarisë. Sipas tij, mes dy vendeve ekziston një bashkëpunim tradicional i thellë.

"Ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë bullgarë për të forcuar besimin e ndërsjellë politik dhe për të realizuar më shumë projekte konkrete e të frytshme bashkëpunimi midis dy shteteve, në dobi të popujve tanë", shtoi ai.

Në një takim në Presidencë, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe Presidentja bullgare Ilijana Jotova u bashkuan rreth qëndrimit se zgjidhja e konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme kërkon përpjekje aktive diplomatike. Presidentja ngriti gjithashtu çështjen e hapjes së një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Sofjes dhe Pekinit, e cila, sipas saj, do të krijonte mundësi për përmirësimin e kontakteve të biznesit dhe lidhjeve kulturore midis dy popujve.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva