Artikull
Brenda një viti, shkëmbimi tregtar i Bullgarisë me Kinën është rritur me 88,5%
Premte 11 Shtator 2026 11:22
Premte, 11 Shtator 2026, 11:22
FOTO: Ministria e Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë
Madhësia e shkronjave
Në Pekin u mbajt sesioni i 19-të i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Bullgaro-Kinez për Bashkëpunim Ekonomik. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Aleksandër Pulev, theksoi si prioritete kryesore tërheqjen e investimeve kineze në Bullgari dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe.
U vu në dukje edhe dinamika pozitive e tregtisë dypalëshe. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit tregtar ka tejkaluar 2,5 miliardë dollarë, që paraqet një rritje prej 88,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, njofton BTA.
Pulev theksoi se Bullgaria është e gatshme të punojë për një transformim ekonomik cilësor dhe, njëkohësisht, do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me partnerët e saj strategjikë.
Ai shtoi se, në kushtet e një mjedisi global ekonomik dhe gjeopolitik në ndryshim, pozita strategjike e vendit në transport po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, ndërsa Bullgaria do të luajë një rol ekonomik gjithnjë e më kyç në rajon.
FOTO: Ministria e Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë
- Bullgaria dhe Kina diskutojnë fluturime direkte dhe viza më të shpejta
- Në Pekin, një delegacion qeveritar diskuton tërheqjen e investimeve kineze
- Delegacion qeveritar dhe biznesi bullgar në bisedime në Kinë
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva