Ministri i transportit: Trafiku detar në portet Burgas dhe Varna u rrit lehtë

Martë, 20 Tetor 2026, 13:12

Ministri i transportit: Trafiku detar në portet Burgas dhe Varna u rrit lehtë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Mbetje të një droni që goditi anijen tregtare „Chelsea 3“ u gjetën në bordin e saj. Fragmentet do të analizohen nga autoritetet bullgare për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe origjinën e mjetit ajror pa pilot. Lajmin e bëri të ditur ministri i transportit, Georgi Peev, në fshatin Kalojanovo, pranë Plovdivit, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Anija „Chelsea 3“, e cila transportonte drithëra, është në pronësi të një kompanie ukrainase dhe lundron nën flamurin e Maltës. Ajo u godit më 13 tetor 2026 në Detin e Zi, rreth 18 milje detare në lindje të qytetit Bjalla, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë.

Ministri Peev deklaroi gjithashtu se trafiku detar në portet e Varnës dhe Burgasit nuk ka rënë. Përkundrazi, sipas statistikave që ai përmendi, gjatë muajit të fundit shënoi një rritje e lehtë. Ai shtoi se qeveria po punon për të siguruar mundësi për eksportin e prodhimit bujqësor, veçanërisht për fermerët që kultivojnë drithëra. Mes masave të parashikuara është edhe transporti i prodhimit me hekurudhë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova