LAJME

Lajm

Ekspertë nga vendet aleate do të hetojnë dronët e gjetur në anijen "Chelsea 3"

Martë, 20 Tetor 2026, 16:14

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën pritet që në Bullgari të mbërrijnë ekipe ekspertësh nga vendet aleate, të pajisur me teknologji të avancuar, për të përcaktuar llojin e dronëve që goditën anijen "Chelsea 3" në Detin e Zi. Këtë e njoftoi Kryeministri Rumen Radev. Ekipet ushtarake po punojnë intensivisht për analizën kimike me qëllim identifikimin e llojit të lëndës shpërthyese të përdorur në dronët e gjetur në anije, e cila u tërhoq në portin e Burgasit. 

Radev theksoi se avioni amerikan "Poseidon" tashmë patrullon mbi Detin e Zi për misione zbulimi dhe për identifikimin e hershëm të rreziqeve të mundshme, njoftoi BNR "Horizont". 

Po sot, para gazetarëve, Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov bëri të ditur se aktualisht Forcat e Armatosura bullgare përdorin dy sisteme pa pilot për mbikëqyrjen e hapësirës detare bullgare në Detin e Zi. Njëri sistem është i Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, ndërsa tjetri i Forcave Tokësore. Deri në fund të javës pritet t’u bashkohet edhe një sistem i tretë, me kapacitete teknike dukshëm më të avancuara.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva