Lajm
"Paqja juaj është kapitullim!": protestë para Presidencës sonte
Martë 20 Tetor 2026 17:11
Martë, 20 Tetor 2026, 17:11
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Qytetarë do të dalin në protestë para Presidencës sonte në orën 18:30. Aksioni është organizuar në rrjetet sociale nën moton "Paqja juaj është kapitullim! Diplomacia juaj është izolim!".
Në thirrjen për protestën përmenden incidentet në Detin e Zi, përfshirë sulmet ndaj anijeve tregtare, si dhe rastet e dronëve rusë pranë kufijve. Sipas organizatorëve, këto ngjarje kërkojnë veprime më vendimtare për mbrojtjen e vendit.
"Ne duam një shtet që është në gjendje të mbrojë veten. Duam një qeverisje që i njeh rreziqet, vepron me vendosmëri dhe punon krah për krah me aleatët tanë në BE dhe NATO. Për vite me radhë, Bullgaria ka lëvizur pa një drejtim të qartë, si në gjeopolitikë, ashtu edhe në mbrojtje, shëndetësi dhe arsim", shkruajnë organizatorët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva