Kryeministri i përgjigjet rezolutës së PE-së për Detin e Zi

Premte, 23 Tetor 2026, 08:25

Kryeministri i përgjigjet rezolutës së PE-së për Detin e Zi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një letër të hapur drejtuar grupeve politike në Parlamentin Evropian (PE), kryeministri Rumen Radev deklaron se në rezolutën e miratuar nga PE-ja për solidaritet me veprimet e Bullgarisë në hetimin e sulmeve me dron ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, në momentin e fundit janë shtuar insinuata të pabaza dhe manipuluese ndaj qeverisë bullgare.

Shërbimi për shtyp i qeverisë citon qëndrimin e kryeministrit se: “Në një kohë kur të gjitha përpjekjet e qeverisë janë të përqendruara në zgjidhjen e çështjeve kritike për sigurinë tonë, Parlamenti Evropian po përdoret si mjet nga eurodeputetë bullgarë me legjitimitet të kufizuar politik në vendin e tyre për të zhvilluar një fushatë të dështuar parazgjedhore në nivel kombëtar.”

Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka vlerë juridike dhe, sipas kryeministrit, është tregues dhe njëkohësisht trishtues fakti që ndër autorët e tekstit të rezolutës figurojnë emrat e deputetëve bullgarë në Parlamentin Evropian, njofton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva