LAJME

Lajm

Patriarku Daniil u prit në Manastirin e Zografit të Malit të Shenjtë Athos

Premte, 23 Tetor 2026, 08:51

Patriarku Daniil u prit në Manastirin e Zografit të Malit të Shenjtë Athos

FOTO: bg-patriarshia.bg

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë pas gjysmë shekulli, kreu i Kishës Ortodokse Bullgare viziton manastirin sllavo-bullgar “Shën Gjergji Fitimtar (Zograf)” në Malin e Shenjtë Athos. Vizita e fundit e një patriarku bullgar në këtë manastir ishte në vitet 1970 nga Patriarku i ndjerë bullgar Maksim, njoftoi Patriarkana Bullgare. 

Patriarku Daniil u prit nga igumeni i manastirit, arkimandriti Gavriil, dhe nga vëllazëria e shenjtërores. Me një procesion liturgjik ai u përcoll në kishën qendrore të manastirit, ku u mbajt një shërbesë e shkurtër lutjesh. Patriarku u përkul para ikonave mrekullibërëse të Shën Gjergjit, që ruhen në manastir, si edhe para lipsaneve të shenjta. Arkimandriti Gavriil e përshëndeti Patriarkun Daniill dhe shprehu gëzimin e madh shpirtëror, në emrin e tij dhe të vëllazërisë së manastirit, për të pritur në këtë vend të shenjtë kreun e Kishës sonë amtare. 

Patriarku bullgar falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në kremtimin e 26 Martirëve të Shenjtë Zografë më 23 tetor.

Patriarku Daniil vizitoi gjithashtu qelinë Burazeri, një nga qelitë më të njohura dhe më të mëdha murgërore në Athos. Ajo i kushtohet Shën Nikollës Mrekullibërës së Mirës së Likisë dhe ndodhet nën juridiksionin e Manastirit Hilendar. Kjo qeli është e njohur për pikturimin dhe ikonografinë e saj të zhvilluar nga murgjit, si edhe për veprimtarinë e saj shpirtërore dhe arsimore.



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva