Lajm
Sondazhi i “Alfa Research”
Të parët humbasin vota, të dytët e të tretët fitojnë terren
Ilijana Jotova kryeson me 41,1% të mbështetjes, e ndjekur nga Andrej Gurov me 28,3% dhe Kostadin Kostadinov me 12,8%.
Premte 23 Tetor 2026 14:29
Premte, 23 Tetor 2026, 14:29
FOTO: alpharesearch.bg
Madhësia e shkronjave
Çifti kandidat për president dhe nënpresident, Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev, vazhdon të kryesojë, por pësoi një rënie të ndjeshme të mbështetjes nga votuesit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të realizuar nga Agjencia “Alfa Research”, me financimin e saj. Në fund të fushatës, 41,1% e personave që kanë vendosur përfundimisht të votojnë më 25 tetor shprehen se do të mbështesin kreun aktual të shtetit.Dy çiftet e tjera kryesore shënuan rritje në sondazh. Për Andrej Gjurov – Georgi Kandev do të votonin 28,3% e të anketuarve, ndërsa për Kostadin Kostadinov – Petër Vollgin, 12,8%.
Sipas agjencisë së sondazheve, rreth 40% e qytetarëve, ose 2,6–2,7 milionë persona, pritet të votojnë të dielën. Kjo shifër paraqet një rritje të lehtë krahasuar me fillimin e fushatës presidenciale.
Të anketuarve iu kërkua gjithashtu të vlerësonin reagimin e qeverisë pas sulmeve me dronë në Detin e Zi. Rreth 19% mendojnë se qeveria reagoi plotësisht siç duhej. Ndërkohë, 37% besojnë se ajo duhej të kërkonte më aktivisht ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa 24% mendojnë se duhej të ruante neutralitet të plotë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova