Sipas „Market Links“, pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 tetorit pritet të jetë 39%

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 12:01

Dobromir Zhivkov

Dobromir Zhivkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sfida kryesore nuk do të jetë parashikimi i fituesit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, por përcaktimi i pjesëmarrjes së votuesve, tha për televizionin bTV sociologu Dobromir Zhivkov nga agjencia „Market Links“. Analiza e tij bazohet në të dhënat e një sondazhi kombëtar, të financuar dhe realizuar bashkërisht nga bTV dhe „Market Links“. Sondazhi u zhvillua nga 13 deri më 19 tetor 2026, me pjesëmarrjen e 1006 personave mbi 18 vjeç, përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe pyetësorëve online.

Sipas sondazhit, në zgjedhjet e 25 tetorit, dyshja Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev do të merrte 47,3% të votave. Në vendin e dytë renditen Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev me 30,6%, ndërsa në vendin e tretë janë Kostadin Kostadinov dhe Petër Vollgin me 10,3%.

Sondazhi kombëtar u financua dhe u realizua nga bTV dhe „Market Links“, me 1006 të anketuar mbi 18 vjeç nga i gjithë vendi, gjatë periudhës 13–19 tetor 2026, përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe anketimit online.

Lexoni më shumë në arkivin tonë: 


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova