Ekspedita jonë në Antarktidë do të hulumtojë arkeologjinë nënujore

Premte, 23 Tetor 2026, 17:24

Ekspedita jonë në Antarktidë do të hulumtojë arkeologjinë nënujore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë, shkencëtarët e ekspeditës bullgare në Antarktidë do të merren me studimin e arkeologjisë nënujore. Në programin e tyre do të përfshihen projekte për studimin e hirit vullkanik dhe kërkime në fushën e sizmologjisë, si dhe studime mbi përshtatjen e lëkurës së njeriut me kushtet e Antarktidës. Gjithashtu, planifikohet vendosja e një stacioni të ri sizmik në ishullin Snou.

“Deri më tani janë studiuar dhjetëra vende arkeologjike në tokë, por asnjë mbytje anijeje. Kemi të dhëna për katër anije britanike dhe dy amerikane që janë mbytur në ujëra të cekëta, në vende të ndryshme të ishujve”, tha dr. Dragomir Gërbov. Ai shtoi se këto anije të mbytura kanë potencial të madh arkeologjik. Qëllimi i projektit është të lokalizohen dhe dokumentohen sa më shumë dëshmi të trashëgimisë kulturore detare, si dhe të hartohet një metodologji për studime të mëtejshme afatgjata.

Anija “Shenjtor Kirill dhe Metodij”

Anija “Shenjtor Kirill dhe Metodij”

FOTO: BTA

Anëtarët bullgarë të ekspeditës do të punojnë në 18 projekte shkencore. Ata do të marrin pjesë edhe në gjashtë projekte të tjera, në bashkëpunim me vende nga kontinente të ndryshme.

Në fillim të nëntorit pritet që anija ushtarake bullgare për kërkime shkencore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” të niset në ekspeditën e saj të 35-të drejt Antarktidës.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redakltoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova