Studiuesit bullgarë marrin flamurin për ekspeditën e 35-të në Antarktidë

Martë, 20 Tetor 2026, 06:06

Prof. Hristo Pimpirev

Prof. Hristo Pimpirev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po përgatitet për ekspeditën e saj të 35-të shkencore në Antarktidë, gjatë sezonit 2026–2027. Më 20 tetor, udhëheqësi i ekspeditës, Prof. Hristo Pimpirev, do të marrë flamurin kombëtar nga presidentja Ilijana Jotova, në një ceremoni në Sofje.

Misioni i ri do të vijojë kërkimet shkencore në Kontinentin e Akullt. Ndër projektet e planifikuara janë studime në fushën e arkeologjisë nënujore, kërkime mbi hirin vullkanik dhe studime sizmologjike.

Studiuesit bullgarë marrin flamurin për ekspeditën e 35-të në Antarktidë

FOTO: bgantarcticbase.com

Gjatë sezonit të kaluar polar, në bazën bullgare „Shën Klimenti i Ohrit“, në ishullin Livingston, u krijuan kushtet për zhvillimin e 35 projekteve shkencore bullgare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, nisi të funksionojë një godinë e re laboratorike.

Lexoni ë shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova