LAJME

Artikull

Anija kërkimor-shkencore bullgare u nis nga Antarktida

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 10:55

Anija kërkimor-shkencore bullgare u nis nga Antarktida

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Anija kërkimore shkencore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” ngriti spirancën nga ishulli Livingston. Komandanti i bazës bullgare në Antarktidë “Shën Klimenti i Ohrit”, Kamen Nedkov, i uroi udhëtim të mbarë komandantit të anijes, kapiten i rangut të dytë Radko Muevski, dhe e falënderoi për bashkëpunimin në veprimtaritë logjistike dhe shkencore gjatë ekspeditës së 34-të bullgare në Antarktidë. Kapiten Muevski uroi përfundim të suksesshëm të sezonit në bazë.

Pasi mori në bord një grup shkencëtarësh dhe specialistësh të logjistikës, anija u nis në rrugën e gjatë drejt atdheut. Pas kalimit të ngushticës së stuhishme Drejk, përgjatë bregdetit argjentinas, anija do të ndalojë në Komodoro Rivadavia, ku do të pritet nga komuniteti bullgar në Argjentinë.

Në bazën bullgare në Antarktidë pritet që gjatë muajit të ardhshëm të realizohen edhe projekte të tjera shkencore, përfshirë bashkëpunime me shkencëtarë portugezë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova