LAJME

Lajm

U gjet një dron pranë fshatit Bërllozhnica

Në vendngjarje dërgohet një ekip antiterrorist

Premte, 23 Tetor 2026, 17:49

U gjet një dron pranë fshatit Bërllozhnica

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Një dron u gjet pranë fshatit Bërllozhnica, në rajonin e qytetit Sliven, njoftoi për agjencinë bullgare të lajmeve BTA zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të Ministrisë së Brendshme në Sofje. Në vendin ku ka rënë droni u dërguan punonjës të policisë dhe një ekip i Njësisë së Specializuar për Luftën kundër Terrorizmit, i cili do të kryejë verifikimet e nevojshme.

Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Deri tani nuk bëhet e ditur se çfarë lloji është droni, nga e ka origjinën dhe si ka përfunduar në këtë zonë.

 

Redakltoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova