LAJME

Lajm

Ministri i Brendshëm: Zgjedhjet u zhvilluan qetësisht

Dielë, 25 Tetor 2026, 20:43

Ivan Demerxhiev

Ivan Demerxhiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zgjedhjet u zhvilluan qetësisht, pa praktikat e zakonshme të blerjes së votave dhe manipulimit të votimit. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, cituar nga BTA.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përballur me një numër të madh sinjalizimesh dhe është bërë e qartë se në vend zgjedhjet mund të zhvillohen në mënyrë demokratike.

“Mbi 17 mijë punonjës morën pjesë në sigurimin e procesit zgjedhor”, shtoi ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MPB-së, Ljubomir Nikollov.

 

Lexoni më shumë: 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva