LAJME

Lajm

"Bullgaria Progresive": I nënvlerësuam këto zgjedhje

Dielë, 25 Tetor 2026, 21:14

Petër Vitanov

Petër Vitanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

"I nënvlerësuam këto zgjedhje dhe nuk arritëm të mobilizonim njerëzit". Kështu e komentoi pjesëmarrjen e ulët në votime në zgjedhjet presidenciale të sotme Petër Vitanov, kryetar i grupit parlamentar të partisë "Bullgaria Progresive", njoftoi gazetarja jonë Mira Stefanova.

Formacioni qeverisës mbështet çiftin kandidat për president dhe nënpresident Ilijana Jotova - Kirill Vëlçev.

"Sipas të dhënave paraprake, kjo është pjesëmarrja më e ulët në votime që nga fillimi i tranzicionit. Kjo duhet të na shërbejë si mësim, sepse sipas meje është një sinjal për të gjithë klasën politike", tha ai.

"Kemi nevojë për mobilizim maksimal", shtoi Vitanov. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime është rezultat i një fushate denigruese nga kundërshtarët politikë.

"Nuk kam parë një fushatë më të ndyrë se kjo në 20 vitet e fundit. Ajo i largoi votuesit", komentoi Vitanov, cituar nga BTA.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva