Dielë 25 Tetor 2026 23:34
Dielë, 25 Tetor 2026, 23:34
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, presidentja dhe kandidate për presidente në këto zgjedhje, Ilijana Jotova, shprehu shqetësim për pjesëmarrjen e ulët në votime.
"Dua t'u them qytetarëve bullgarë se është iluzion të mendojnë se, nëse nuk votojnë, mund të ndryshojmë diçka në vend. Ndërkohë, në vitet e ardhshme ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Që të mos e kthejmë vendin tonë sërish në vitet e stagnimit, kur humbëm kaq shumë mundësi për shkak të përçarjeve dhe përballjeve. Në vitet e ardhshme Bullgaria do të ketë prosperitetin e saj dhe ne mbajmë në duar një kartë të artë; këtu, në Evropën Juglindore, do të bëjmë që Bullgaria të jetë garantuese e sigurisë për mbarë kontinentin", tha ajo.
Jotova deklaroi se dëshiron të jetë një "presidente e paqes", sepse pa paqe nuk mund të ketë siguri dhe prosperitet. Ajo theksoi se Bullgaria duhet të ndjekë një politikë sovrane në bashkëpunim me partnerët e saj.
Sipas saj, mungesa e
pjesëmarrjes së forcës së dytë politike, GERB-SDS, ka ndikuar negativisht në
pjesëmarrjen e votuesve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva