Kryeministri përsëriti se nuk ka prova për sulme ruse në Detin e Zi

Hënë, 26 Tetor 2026, 11:23

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Rumania deklaroi se Rusia qëndron pas sulmeve me dronë në Detin e Zi dhe kjo çoi në sulme të reja ndaj anijeve në zonën ekskluzive ekonomike rumune. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e shtatë të Forumit Ekonomik të Sofjes, raportoi BGNES. Radev tha se ai ishte kryeministri i parë që thirri ambasadorin rus pas sulmeve, por se i nevojiten prova të pakundërshtueshme për të thënë se kush është agresori.

Nga 5 deri më 23 tetor, tetë anije tregtare u goditën ose u përfshinë në incidente që lidhen me sulme me dronë pranë Bullgarisë dhe Rumanisë, kujton agjencia.

Radev e përgëzoi Ilijana Jotovën për fitoren e saj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për faktin që ruajti dinjitetin dhe nuk u përfshi në fushatën negative që po zhvillohet vazhdimisht, raportoi BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova