Lajm
Gjurov para Jotovës jashtë vendit: 45.79% kundrejt 22.79%
Hënë 26 Tetor 2026 13:53
Hënë, 26 Tetor 2026, 13:53
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çifti kandidat për president Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev ka marrë më shumë vota në zgjedhjet presidenciale mes bullgarëve jashtë vendit më 25 tetor. Sipas 100% të procesverbaleve të përpunuara nga qendrat e votimit jashtë Bullgarisë, ata kanë fituar 45.79% të votave, ose 37 101 vota, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në vend të dytë renditen Ilijana Jotova dhe Kirill Vëlçev me 22.79%, ose 18 465 vota. Pas tyre vijnë Kostadin Kostadinov dhe Petër Volgin me 11.61%, Ivelin Mihajllov dhe Juliana Mateeva me 6.47%, si dhe Radostin Vasilev dhe Krasimir Manov me 3.73%.
Gjithsej 2342 votues, ose 2.89%, kanë zgjedhur opsionin "Nuk mbështes askënd".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva