Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 100% të votave

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 100% të votave

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në raundin e parë të zgjedhjeve për president dhe nënpresident të vendit, të mbajtura më 25 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e mëposhtme pas numërimit të 100% të procesverbaleve të qendrave të votimit:

Çifti Ilijana Jotova - Kiril Vëllçev ka marrë 528 929 vota, ose 34.76% të votave;

Çifti Andrej Gjurov - Georgi Kandev ka marrë 486 214 vota, ose 31.95% të votave;

Çifti Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin ka marrë 190 894 vota, ose 12.55%;

Çifti Radostin Vasilev - Krasimir Manov ka marrë 70 118 vota, ose 4.6% të votave.

23 çiftet e tjera kandidate kanë marrë më pak se 4% të votave të vlefshme.

4.43% e votuesve, ose 67 353 persona, kanë zgjedhur opsionin "Nuk mbështes askënd".

Pjesëmarrja në votime ishte rreth 22%.

Në balotazhin e 1 nëntorit kalojnë dy çiftet e para: Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev dhe Andrej Gjurov - Georgi Kandev.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov, Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva