Lajm
Fondet e pensioneve do të investojnë në ndërtimin e rrugëve
Martë 27 Tetor 2026 11:58
Martë, 27 Tetor 2026, 11:58
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Një pjesë e parave të destinuara për pensionin e dytë do të investohen në ndërtimin e rrugëve në Bullgari, me synimin për të siguruar kthim financiar për kontribuuesit. Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për zhvillimin e ekonomisë bullgare, të prezantuar nga kryeministri Rumen Radev gjatë edicionit të shtatë të Forumit Ekonomik të Sofjes, organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit.Sipas një analize, nëse infrastruktura do të financohej vetëm nga fondet publike, do të duheshin 50 vjet për ta përmirësuar ndjeshëm atë, pasi gjendja e saj aktuale është tejet e pakënaqshme.
Më 23 tetor, Radev u takua me përfaqësues të fondeve private të pensioneve dhe të Bursës së Bullgarisë. Kryeministri bëri të ditur se do të krijohet një kompani kombëtare investimesh, e cila do të shërbejë për mobilizimin e kapitalit.
Bullgaria po negocion me Greqinë për të marrë një pjesë të aksioneve në portin e Kavallës. Lajmin e bëri të ditur ministri i transportit, Georgi Peev, gjatë forumit. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë port do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve të transportit dhe logjistikës drejt Detit Egje. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar lidhjet infrastrukturore mes Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, raportojnë 24chasa.bg dhe trud.bg.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova