Sofja shënon Ditën e Bullgarëve të Besarabisë me një koncert

Enjte, 29 Tetor 2026, 05:08

Sofja shënon Ditën e Bullgarëve të Besarabisë me një koncert

FOTO: Shoqata për Lidhjet me Bullgarët e Besarabisë dhe Tavrisë „Rodoljubec” - Sofje

Madhësia e shkronjave

Shoqata për Lidhjet me Bullgarët e Besarabisë dhe Tavrisë „Rodoljubec” në Sofje organizon koncertin tradicional me rastin e 29 tetorit, Ditës së Bullgarëve të Besarabisë. Aktiviteti do të mbahet në orën 18:30 në Qendrën Kulturore Kombëtare „Sllavjanska Beseda”, njoftoi organizata. Në programin e koncertit do të marrin pjesë grupe artistike nga qendra kulturore „Vasill Levski” në kryeqytet, si dhe talente të reja bullgare nga Ukraina dhe Moldavia.

„Prej gati 30 vitesh e shënojmë së bashku këtë datë, për të kujtuar këtu, në vendin amë, se Bullgaria ka një potencial të jashtëzakonshëm kulturor, të përfaqësuar nga qindra mijëra bullgarë që jetojnë jashtë vendit, të përqendruar në rajonet e Besarabisë, Tavrisë dhe Krimesë, Transnistrisë, Transkarpatisë dhe Olshankës.

Do të gëzoheshim nëse do ta ndanit me ne këtë mbrëmje festive, kushtuar shpirtit, traditave dhe trashëgimisë kulturore bullgare që na bashkojnë, pavarësisht kufijve”, deklarojnë organizatorët.

Dita e Bullgarëve të Besarabisë lidhet me shugurimin e kishës „Shpërfytyrimi i Zotit” në Bollgrad, më 29 tetor 1838. Ajo ishte kisha e parë e madhe ortodokse e ndërtuar në Besarabi nga kolonët bullgarë, me mjetet dhe punën e tyre. Bollgradi mbetet një qendër shpirtërore për bullgarët e rajonit, ndërsa kisha konsiderohet simbol i besimit dhe identitetit të tyre kombëtar.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova