Lajm
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri të koncerteve
Enjte 29 Tetor 2026 06:04
Enjte, 29 Tetor 2026, 06:04
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentit Antoni Donçev, hap sonte, më 29 tetor, sezonin e ri të koncerteve me muzikë origjinale të trombonistit të njohur të xhazit, Ilja Reingoud. Ilja Reingoud i ka vënë në dispozicion pa pagesë kompozimet e tij, të aranzhuara për koncertin e Big Bendit, i cili do të mbahet në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Veprat dhe aranzhimet e tij interpretohen nga orkestra dhe solistë të njohur evropianë, si Al Jarreau, Branford Marsalis, Randy Brecker dhe Joe Alessi.
Ilja Reingoud
FOTO: BNR
Koncerti i Big Bendit është pjesë e projektit „Muzika e Re Evropiane”, i krijuar në vitin 2010 me iniciativën e Antoni Donçevit. Prej 15 sezonesh koncertore, kjo seri e veçantë u sjell publikut bullgar muzikantë të shquar të xhazit nga Evropa dhe e gjithë bota. Një pjesë e projekteve i kushtohet muzikantëve bullgarë që bëjnë pjesë në elitën e xhazit botëror dhe jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre janë Petër Sllavov, Vlladimir Kërparov, Georgi Kornazov, Radosllav Sllavçev, i njohur si Riverman, vëllezërit Vlladigerov, Dimitër Bodurov dhe Martin Hafizi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova