Lajm
Biljana Dudova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes
Enjte 29 Tetor 2026 18:14
Enjte, 29 Tetor 2026, 18:14
Biljana Dudova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Mundësja bullgare Biljana Dudova fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit. Katër herë kampionia e Evropës mposhti suedezen Sara Lindborg me rezultatin 4-2, në kategorinë deri në 62 kilogramë.
Me këtë rezultat, Dudova plotësoi koleksionin e medaljeve në nivel botëror. Ajo u shpall kampione e botës në Oslo në vitin 2021, në kategorinë deri në 59 kilogramë, ndërsa në vitin 2018 fitoi medaljen e argjendtë në Budapest, në kategorinë deri në 57 kilogramë, njofton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Me medaljet e fituara nga Dudova dhe mundësit e tjerë, Bullgaria numëron tashmë tri medalje në kampionatin e Astanës: medaljen e artë të Semen Novikovit dhe atë të bronztë të Kirill Milovit në stilin klasik, si dhe medaljen e bronztë të Biljana Dudovës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova