Zgjedhjet presidenciale 2026 - balotazhi

Andrej Gjurov: I pranojmë rezultatet, sado befasuese që të jenë ato

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"I pranojmë rezultatet ashtu siç i pamë. Sado befasuese të jenë ato në krahasim mes еxit pollit dhe numërimit paralel. Në fund të fundit, kështu kanë votuar qytetarët bullgarë".

Këtë e deklaroi kandidati për president Andrej Gjurov pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 1 nëntor, pasi rezultatet e agjencive sociologjike treguan fitore për Ilijana Jotovën.

"Ne jemi të gatshëm të tregojmë se fushata përfundon, por përgjegjësia nuk përfundon. Duhet të kërkojmë përgjegjësi nga shteti, sepse ai duhet të punojë për qytetarët bullgarë, jo për veten e tij", tha më tej Gjurov.

Ai falënderoi të gjithë bullgarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës, si dhe partitë që u rreshtuan "pas një fushate që synonte të zgjeronte mbështetjen dhe të gjente rrugë për t’u afruar te qytetarët bullgarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike".

Sipas tij, vendin e presin shumë sfida dhe kohë të vështira, në të cilat shoqëria duhet të kërkojë bashkim dhe jo përçarje.

"Me këto zgjedhje lufta nuk përfundon", deklaroi gjithashtu kandidati për nënpresident në këtë dyshe, Georgi Kandev për mediat pas përfundimit të raundit të dytë.

"Dua t’i bëj thirrje popullit bullgar të vëzhgojë nëse të gjitha premtimet që ka marrë do të mbahen", tha ai, cituar nga BTA.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva