LAJME

Lajm

Nga Varna niset anija kërkimore „Shenjtor Kirill dhe Metodij“ drejt Antarktidës

Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 05:22

Nga Varna niset anija kërkimore „Shenjtor Kirill dhe Metodij“ drejt Antarktidës

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Më 4 nëntor, nga porti i Varna-s do të niset anija kërkimore-shkencore „Shenjtor Kirill dhe Metodij“(NIK 421), në misionin e saj të pestë drejt ishullit Livingston, në Antarktidë.

Nga Varna niset anija kërkimore „Shenjtor Kirill dhe Metodij“ drejt Antarktidës

FOTO: BTA

Në ekspeditën e 35-të të studiuesve bullgarë në Antarktidë, vëmendja kryesore do t'i kushtohet realizimit të 18 projekteve shkencore nga ekipe bullgare. Këtë vit, pjesë e ekspeditës do të jenë edhe studiues nga Brazili, Ekuadori, Gjermania, Greqia, Kolumbia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Portugalia, Rumania, Shtetet e Bashkuara dhe Uruguai.

Nga Varna niset anija kërkimore „Shenjtor Kirill dhe Metodij“ drejt Antarktidës

FOTO: Facebook /@BulgarianAntarcticInstitute

Gjatë kthimit drejt Bullgarisë, ekuipazhi do të ndalet në Buenos Aires, ku së bashku me komunitetin bullgar në Argjentinë do të marrë pjesë në festimet me rastin e 3 Marsit, Festës Kombëtare të Bullgarisë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova