Lajm
Fëmijë bullgarë në Vjenë nderuan kujtimin e ushtarëve bullgarë të rënë
Shtunë 7 Nëntor 2026 08:08
Shtunë, 7 Nëntor 2026, 08:08
FOTO: Shkolla "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë
Madhësia e shkronjave
Me rastin e të Shtunës së Shpirtrave të Kryeengjëllit, nxënës të Shkollës Bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Varrezat Qendrore të kryeqytetit austriak, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Vjenë në kujtim të ushtarakëve bullgarë të rënë gjatë periudhës 1912-1918, njoftoi shkolla në faqen e saj në Facebook.
FOTO: Shkolla "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë
Ceremonia u mbajt pranë monumentit të shtatë oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, një vend që ruan gjallë kujtimin e luftëtarëve bullgarë dhe praninë historike të Bullgarisë në Vjenë. Para monumentit, nxënësit e Shkollës Bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" paraqitën recitalin "Kujtesa jeton tek ne".
Ambasadorja e Republikës së Bullgarisë, Desisllava Najdenova-Gospodinova
FOTO: Shkolla "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë
Në përkujtimore morën pjesë ambasadorja e Republikës së Bullgarisë Desisllava Najdenova-Gospodinova, atasheu ushtarak në Ambasadën Bullgare në Vjenë, kolonel Hristov dhe majorja Krushkova, si dhe përfaqësues të misionit diplomatik dhe të shkollave bullgare në Vjenë. Një shërbesë përkujtimore për të rënët u kremtua nga stavrofor-ekonom ati Petkin.
FOTO: Shkolla "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë
Për mësuesit, momenti më prekës i ceremonisë lidhej pikërisht me pjesëmarrjen e fëmijëve, me zërat e tyre, fjalët e tyre dhe praninë e vetëdijshme përpara monumentit.
"Fëmijët treguan se kujtesa historike mund të përcillet edhe larg Bullgarisë, nga brezi në brez, përmes dijes, respektit dhe ndjenjës së përkatësisë. Për ne, kjo pjesëmarrje është veçanërisht e çmuar, sepse fëmijët tanë kanë lindur dhe po rriten jashtë Bullgarisë, por ruajnë një lidhje të gjallë me të nëpërmjet gjuhës, historisë dhe kujtesës" – shprehet ekipi i Shkollës Bullgare të së Dielës "Shën Kirili dhe Metodi" në Vjenë.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva