SPORT

Lajm

Karlos Nasar shpallet numri 1 në botë në peshëngritje

Hënë, 9 Nëntor 2026, 08:41

Karlos Nasar

Karlos Nasar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Katër herë kampioni i botës në peshëngritje, Karlos Nasar, është shpallur numri 1 në botë sipas sistemit GAMX, të miratuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes për vlerësimin e sportistëve në kategoritë e ndryshme. Në vendin e dytë renditet peshëngritësi koreano-veriori Pjol Pak, i cili garon në kategorinë deri në 70 kg, ndërsa i treti është Mohamed Younes El Sayed nga Egjipti në kategorinë deri në 85 kg.

Javën e kaluar, bullgari triumfoi në Kampionatin Botëror në qytetin kinez Ningbo, duke fituar titullin në kategorinë deri në 95 kg dhe duke vendosur rekorde botërore në shkëputje, shtytje dhe në total.

Karlos Nasar

Karlos Nasar

FOTO: BGNES

Në fundjavë ai u prit në Aeroportin e Sofjes nga Ministri i Rinisë dhe Sportit, Enço Kerjazov, i cili i tha:

"Karlos, ti je frymëzim për mijëra fëmijë. Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që bën për Bullgarinë."

“Ndiej një gëzim të jashtëzakonshëm dhe e ndiej dashurinë e njerëzve. Gjithmonë e kam ditur se çfarë përfaqëson sporti për shoqërinë, por tani e ndiej edhe rolin tim dhe jam shumë krenar. E kuptoj se çfarë përgjegjësie është të jesh ‘Kampioni i popullit’ dhe shpresoj ta përfaqësoj Bullgarinë me dinjitet dhe t’u sjell vetëm gëzim dhe forcë këtyre njerëzve”, deklaroi Karlos Nasar pas kthimit të tij në atdhe.

Karlos Nasar shpallet numri 1 në botë në peshëngritje

FOTO: BGNES

Kampioni tha gjithashtu se ia kushton fitoren e tij mbarë Bullgarisë, sepse këta janë njerëzit që e shtyjnë të ecë përpara, si edhe trajnerit të tij të ndjerë, Ilijan Iliev.

Ai shtoi se dëshiron të hyjë në histori duke fituar katër medalje të arta olimpike.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva