Lajm
BE-ja akordon 10 milionë euro për operacionet e shpëtimit në Detin e Zi
Martë 10 Nëntor 2026 12:39
Martë, 10 Nëntor 2026, 12:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Deti i Zi është kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe Bullgaria e mbron atë njësoj si të gjithë kufijtë tokësorë. Ne e mirëpresim idenë e BE-së për krijimin e një qendre detare të sigurisë”. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Rumen Radev gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Varna, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Tema kryesore e bisedimeve në Varna ishte ndryshimi i situatës së sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe shtimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare. Radev i cilësoi sulmet ndaj anijeve tregtare si absolutisht të papranueshme. “Detarët nuk janë palë në konfliktin e armatosur dhe anijet tregtare nuk duhet të jenë objektiv i sulmeve”, theksoi ai. Sipas kryeministrit bullgar, ndalimi i këtyre shkeljeve të së drejtës detare dhe asaj ndërkombëtare kërkon arritjen e paqes, gjë që nënkupton ndërprerjen e luftimeve dhe angazhimin aktiv diplomatik.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Bashkimi Evropian do t'i akordojë Bullgarisë 10 milionë euro për operacionet e kërkim-shpëtimit në Detin e Zi. “Erdha me një mesazh të qartë: Evropa qëndron në krah të Bullgarisë në këto kohë të vështira, sepse siguria e Detit të Zi është siguria e Evropës”, theksoi von der Leyen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #konflikt
- #detar
- #kufi i jashtëm
- #paqe
- #konflikt i armatosur
- #BE
- #Komisioni Evropian
- #arritja e paqes
- #Bashkimi Evropian
- #sulme
- #Deti i Zi
- #operacione
- #operacione të shpëtimit
- #qendra detare e sigurisë
- #objektiv i sulmeve
- #shkelje të së drejtës detare
- #shkelje të së drejtës ndërkombëtare
- #angazhim diplomatik
- #ndërprerja e luftimeve