Lajm
Ministri i financave: Buxheti për vitin 2027 është buxhet i përgjegjësisë
Enjte 12 Nëntor 2026 17:23
Enjte, 12 Nëntor 2026, 17:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri dhe ministër i financave, Gëllëv Donev, e cilësoi kuadrin financiar për vitin e ardhshëm si një “buxhet të përgjegjësisë”. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, ai theksoi se, përmes buxhetit të propozuar, qeveria synon të konsolidojë shpenzimet, pa frenuar rritjen ekonomike, njoftoi gazetarja jonë Marta Mlladenova. “Buxheti për vitin 2027 është një buxhet i përgjegjësisë. Masat që propozojmë janë në përputhje me mundësitë reale për konsolidim gjatë vitit 2027 dhe në vitet në vijim, si dhe me objektivat dhe prioritetet e politikave sektoriale”, tha Donev.
Përfaqësuesit e biznesit e mbështetën buxhetin, por me rezerva, duke vënë në dukje se deficiti buxhetor mund të ulet më shpejt sesa parashikohet në projektbuxhet. Ndërkohë, Konfederata e Punës “Podkrepa” u shpreh kundër kuadrit financiar, pasi, sipas saj, ai nuk ndihmon në kapërcimin e pabarazive dhe në uljen e numrit të personave që, megjithëse janë të punësuar, jetojnë në varfëri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova