Forumi i Xhazit në Ruse shënon 100-vjetorin e xhazit në qytet

Premte, 13 Nëntor 2026, 05:07

Forumi i Xhazit në Ruse shënon 100-vjetorin e xhazit në qytet

FOTO: Facebook /Ruse Xhaz Forum

Madhësia e shkronjave

Qyteti i Ruses mbledhë muzikantë bullgarë dhe të huaj më 13 dhe 14 nëntor 2026, në kuadër të “Forumit të Xhazit në Ruse”, kushtuar 100-vjetorit të xhazit në qytet dhe 50-vjetorit të themelimit të forumit.

Veprimtaria, e cila do të zhvillohet në ndërtesën historike Dohodno Zdanie në Ruse, nis më 13 nëntor, në orën 18:00, me hapjen e ekspozitës “100 vjet xhaz në Ruse”. Më pas do të vijojnë koncertet e grupit italian The Italian Jazz Band, me Andrea Celesta, si dhe të Big Band-it të Ruses, me pjesëmarrjen e Mihaill Josifov dhe Vili Stojanov.

Konstantin dhe Aleksandër Vlladigerov

Konstantin dhe Aleksandër Vlladigerov

FOTO: Facebook /Ruse Xhaz Forum

Më 14 nëntor, programi do të vijojë me projektin bullgaro-italian “Vallëzo me mua” dhe shfaqjen “Xhazi dhe kinemaja pa zë”, me pjesëmarrjen e Konstantin dhe Aleksandër Vlladigerov.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova