Violinisti Svetlin Rusev do të japë koncert jubilar në Ruse

Shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:09

Svetlin Rusev

Svetlin Rusev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Virtuozi botëror i violinës Svetlin Rusev po shënon jubileun e tij me turneun kombëtar “50 vjet përsosmëri”. Sonte, ai do të performojë para publikut në Ruse së bashku me THE ORCHESTRA, orkestrën e krijuar posaçërisht për këtë projekt, e cila bashkon disa nga instrumentistët më të mirë të vendit.

Në podiumin e dirigjentit do të jetë Minko Llambov, ndërsa si e ftuar speciale do të marrë pjesë violinistja Chloe Rousseff. Programi muzikor përfshin vepra të Camille Saint-Saëns, Niccolò Paganini, Gustav Holst, Jenő Hubay, Panço Vlladigerov, Kirill Llambov dhe Minko Llambov.

Kulmi i turneut jubilar do të jetë më 13 prill të vitit të ardhshëm, me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. 

Svetlin Rusev luan në violinën “Stradivarius”/“Baron Wittgenstein” (1716), të cilën ia vuri në dispozicion shteti bullgar në tetor 2024.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva