Bullgaria përjashtoi nga sanksionet evropiane dy banka në Rusi

Hënë, 16 Nëntor 2026, 17:55

Ministrja Velisllava Petrova

Ministrja Velisllava Petrova

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sanksione të reja kundër 12 personave fizikë dhe 101 subjekteve juridike në Rusi, në përgjigje të sulmeve ruse kundër Ukrainës, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Më herët gjatë ditës u bë e ditur se Bullgaria ka arritur të përjashtojë nga lista e sanksioneve dy banka që veprojnë në Rusi, por që kanë pjesëmarrje shumicë bullgare. 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, shpjegoi se bankat për të cilat Bullgaria ka kërkuar përjashtim nga sanksionet janë në pronësi shumicë bullgare dhe nuk operojnë me fonde të personave të përfshirë në listat e sanksioneve. Ajo theksoi se mënyra si janë të strukturuara këto banka në Rusi nuk u lejon pronarëve të tërheqin investimet e tyre. Sipas saj, vendosja e sanksioneve do të çonte në humbjen e këtyre aktiveve nga kompanitë bullgare dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit rus. 

Dy bankat nuk bëjnë pjesë në institucionet më të mëdha kreditore në Rusi. Deri në tetor 2026, njëra renditej e 141-ta për nga aktivet, ndërsa tjetra e 276-ta, njoftoi gazetarja Marta Mlladenova.

 

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Bullgaria kërkon heqjen e dy bankave nga lista e sanksioneve të BE-së

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva