LAJME

Lajm

Marinarët nga anija GAS HUSKY, e përmbysur pranë Bjallës, janë shpëtuar

Martë, 17 Nëntor 2026, 15:34

Marinarët nga anija GAS HUSKY, e përmbysur pranë Bjallës, janë shpëtuar

FOTO: Orlin Canev

Madhësia e shkronjave

19 marinarët, të gjithë shtetas filipinas, nga anija GAS HUSKY, e cila u përmbys mbrëmë rreth 50 milje në lindje të Bjallës, janë shpëtuar, njoftuan në një konferencë për shtyp nga baza ajrore “Çajka”. Ata u evakuuan nga varka e shpëtimit dhe u transportuan me helikopter në bazën ajrore “Çajka” në Varna.

Marinarët kanë kaluar gjithë natën në mjetin e shpëtimit dhe të gjithë janë në gjendje të përgjithshme të mirë shëndetësore, njoftoi guvernatori rajonal i Varnës, Mario Smërkov. Dy prej tyre janë shtruar në Spitalin Universitar për Trajtim Aktiv “Shën Ana” në Varna, por nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Marinarët nga anija GAS HUSKY, e përmbysur pranë Bjallës, janë shpëtuar

FOTO: Orlin Canev

Anija motorike GAS HUSKY u zhduk nga radarët pak pas mesnate, ndërsa në orën 08:02 të mëngjesit të sotëm u mor sinjal për persona në rrezik nga bova emergjente e anijes. Anija ende nuk është fundosur, sqaroi korrespondentja jonë Daniella Stojnova.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë Forcat Ajrore Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare dhe Qendra e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Në zonë nuk ka të dhëna për ndotje mjedisore.

Marinarët nga anija GAS HUSKY, e përmbysur pranë Bjallës, janë shpëtuar

FOTO: Orlin Canev

Ende nuk është e qartë nëse një sulm me dron ka qenë shkaku i incidentit me mjetin lundrues, i cili vazhdon të mos jetë fundosur, sqaroi Smërkov. Edhe anëtarët e ekuipazhit nuk dëshiruan të komentojnë mbi shkaqet e aksidentit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva