LAJME

Lajm

U fundos një anije transportuese gazi pranë Bjallës, në Detin e Zi

Martë, 17 Nëntor 2026, 12:04

Anija GAS HUSKY

Anija GAS HUSKY

FOTO: vesselfinder.com

Madhësia e shkronjave

Anija GAS HUSKY u fundos rreth 50 milje detare në lindje të Bjallës. I gjithë ekuipazhi u shpëtua dhe u evakuua me helikopterë në bazën detare “Çajka”, njofton media Maritime.bg.

Çisterna GAS HUSKY, e cila lundronte nën flamurin e Liberisë dhe kishte pronar grek, u godit nga dronë rreth 55 milje detare në juglindje të Varnës, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, sipas informacionit të Administratës Detare Rumune. Anija njoftoi mbërritjen në portin e Midias. Ajo transportonte propan nga Egjipti. Ekuipazhi përbëhej nga 19 shtetas filipinas, të cilët arritën të lëshonin në det një gomone shpëtimi.

Sinjalizuesi radiofonik i emergjencës (EPIRB) i anijes GAS HUSKY u aktivizua këtë mëngjes, njofton media Maritime.bg. Pozicioni i fundit i njohur i anijes ishte pranë vendit ku më 16 nëntor u përmbys anija transportuese e mallrave BETUL 8, e cila gjithashtu ishte sulmuar me dronë detarë.

Kjo është anija e shtatë që goditet gjatë një sulmi ushtarak në ujërat bullgare të Detit të Zi gjatë muajit e gjysmë të fundit.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova