Lajm
Ekuipazhi i një anijeje tjetër të fundosur pranë brigjeve bullgare u shpëtua
Hënë 16 Nëntor 2026 13:32
Hënë, 16 Nëntor 2026, 13:32
FOTO: БТА (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Një operacion masiv shpëtimi u krye në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, pasi një anije mallrash raportoi fundosje.Incidenti ndodhi rreth 40 milje detare në juglindje të Kepit Kaliakra, njoftoi Ministria e Transportit. Sinjali i fatkeqësisë u mor në orën 9:15 të mëngjesit. Katër anije luftarake nga Grupi i Kundërmasave të Minave Detare të Detit të Zi u dërguan menjëherë në zonë, dy bullgare, një rumune dhe një turke.Dy helikopterë bullgarë dhe një avion Su-25 morën pjesë gjithashtu në operacionet e shpëtimit.
Anija BETUL 8 nën flamurin somalez, me një ekuipazh prej 12 personash, lundroi nga Tullça, Rumani, drejt Egjiptit me gati 3 ton grurë.Të gjithë marinarët u shpëtuan, 8 janë shtetas turq dhe 4 janë azerbajxhanas. Operacioni u përfundua me sukses, raportoi Radio Varna.Nuk ka informacion zyrtar se çfarë çoi në fundosjen e anijes.
Lexoni më shumë mbi temën:
- Anije kontejnerësh u sulmua me 3 dronë në juglindje të Shabllës
- U shpëtuan 18 marinarët e anijes së goditur nga dronët në Detin e Zi
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova