Lajm
Anije kontejnerësh u sulmua me 3 dronë në juglindje të Shabllës
Mërkurë 28 Tetor 2026 14:19
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 14:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një anije kontejnerësh u sulmua me tre dronë në Detin e Zi, rreth 21 milje detare në juglindje të Shabllës, bëri të ditur ministri bullgar i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në një konferencë për shtyp me rastin e takimit trepalësh mes ministrave dhe shefave të mbrojtjes së Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë, kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Detit të Zi.
Anija kontejnerësh CONTSHIP JET (IMO: 9348625), e cila lundron nën flamurin e Liberisë dhe ishte nisur nga Haifa, Izrael, u godit teksa lundronte pranë Kepit Kaliakra, në drejtim të qytetit rumun të Konstancës, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Varna, Daniella Stojnova. Një cisternë u drejtua drejt anijes për t’i ardhur në ndihmë. Një pjesë e ekuipazhit u evakuua në një gomone shpëtimi pranë anijes. Ndërkohë, një dron po i afrohet asaj nga deti, duke vënë në rrezik jetën e marinarëve.
“Bullgaria, Rumania dhe Turqia kanë një qëndrim të përbashkët dhe i dënojnë kategorikisht sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Këto incidente tragjike përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve dhe krijojnë rreziqe serioze për sigurinë e lundrimit detar”, tha Dimitar Stojanov.
Përfaqësuesit e të tre vendeve bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që rrezikojnë anijet tregtare, infrastrukturën detare dhe sigurinë e veprimtarive në det.
- Radev: Do të bisedojmë me Turqinë dhe Rumaninë për sigurinë në Detin e Zi
- Dy anije të tjera tregtare u goditën pranë ujërave territoriale bullgare
Forcat Detare Bullgare po zhvillojnë një operacion për shpëtimin e 18 anëtarëve të ekuipazhit të anijes kontejnerësh të sulmuar. Tre anije ushtarake ndodhen në vendngjarje. Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit pritet të bëhen të ditura më shumë informacione për rastin.
Anija kontejnerësh CONTSHIP JET është anija e pestë që sulmohet me dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në
shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #incident
- #rrezik
- #Shablla
- #anije
- #dronë
- #sulm
- #marinarë
- #ekuipazh
- #Forcat Detare Bullgare
- #Bullgari
- #Turqi
- #Rumani
- #sulm me dronë
- #anije tregtare
- #Deti i Zi
- #incidente në Detin e Zi
- #infrastrukturë detare
- #incidente tragjike
- #përshkallëzim i rrezikshëm i tensioneve
- #përshkallëzim i tensionit
- #rrezik serioz
- #qëndrim i përbashkët
- #operacion shpëtimi
- #anija e sulmuar
- #anije kontejnermbajtëse