Përshpejtohet procedura për marrjen e dokumenteve të identitetit

Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 12:28

Përshpejtohet procedura për marrjen e dokumenteve të identitetit

FOTO: MPB

Madhësia e shkronjave

Kartat e identitetit, pasaportat dhe patentat e shoferit tashmë do të lëshohen më shpejt, brenda 20 ditësh për procedurën e zakonshme, në vend të 30 ditëve aktuale. Afati për procedurën e përshpejtuar mbetet 3 ditë, ndërsa për procedurën ekspres dokumentet do të lëshohen deri në 8 orë pas paraqitjes së kërkesës.

Këtë e miratoi në lexim të dytë Kuvendi Popullor me ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Bullgare të Identitetit.

Përshpejtohet procedura për marrjen e dokumenteve të identitetit

FOTO: BGNES

Guvernatorët rajonalë dhe zëvendësguvernatorët e Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) nuk do të kenë më të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike. Ndër politikanët, këtë të drejtë vazhdojnë ta kenë kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat.

Pasaportat e posaçme i ruajnë gjithashtu guvernatori i BNB-së dhe kryetari i Dhomës së Llogarive.

Ligji krijon mundësinë që fëmijët e punonjësve administrativë dhe teknikë të dërguar me shërbim jashtë vendit të pajisen me pasaportë shërbimi si prindi i tyre, por vetëm deri në moshën 25 vjeç, nëse vazhdojnë studimet (të mesme ose të larta) dhe nuk kanë lidhur martesë.

Në ligj specifikohet shprehimisht se mbajtësit e pasaportave të shërbimit kanë të drejtë t’i përdorin ato vetëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare jashtë shtetit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva