LAJME

Lajm

Janë neutralizuar sulme të reja kibernetike ndaj faqeve zyrtare shtetërore

Enjte, 19 Nëntor 2026, 17:18

Ivan Vasilev

Ivan Vasilev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sulmet kibernetike ndaj faqeve zyrtare të institucioneve shtetërore janë parandaluar me sukses edhe gjatë ditës së sotme, njoftoi ministri i inovacionit dhe transformimit digjital, Ivan Vasilev.„Sot po përballemi me sulme të vazhdueshme kibernetike ndaj faqeve të institucioneve shtetërore, veçanërisht ndaj atyre që janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Inovacionit dhe Transformimit Digjital. Dje prezantova Portofolin Digjital Evropian, i cili pritet të vihet në funksion deri në fund të vitit. Edhe faqja e këtij portofoli ishte shënjestër e sulmeve, të cilat u parandaluan me sukses. Sulme të ndryshme kibernetike u kryen edhe ndaj faqes së platformës SIGMA, ku sot do të publikojmë versionin e përmirësuar të saj“, tha ministri.

Ivan Vasilev prezantoi versionin e ri të platformës digjitale SIGMA 2.0. Përmes saj mund të verifikohet se cilat kompani fitojnë tenderë publikë dhe sa është vlera e kontratave që ato marrin. „Janë evidentuar mbi 500 raste kur politikanë dhe persona të lidhur me politikën kanë deklaruar lidhje me kompani që kanë përfituar kontrata publike“, shtoi ministri.

Lajmin e raportoi gazetarja e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Marta Mlladenova.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova